Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u dënua me një tjetër “një vit e gjysmë burg” për krimin e “dhunës në komunën e Qendrës”, shkruajnë mediat maqedonase.
Gjykata Penale e Shkupit dënoi Gruevskin për urdhërimin e dhunës ndaj anëtarëve të opozitës së atëhershme LSDM në komunën e qytetit të Qendrës në 2013, kur ai ishte kryeministër dhe udhëheqës i VMRO-DPMNE.
Gruevski tashmë është dënuar me dy vjet burg në çështjen “Tank”, për ndikim të paligjshëm gjatë prokurimit të një Mercedesi zyrtar të blinduar për nevojat e qeverisë maqedonase, që do të thotë se ai tani ka gjithsej tre vjet e gjysmë burg nëse kthehet në Maqedoninë e Veriut.
Gruevski aktualisht është në Budapest, ku iu dha azil politik, pasi u largua nga territori maqedonas, duke pretenduar se ishte subjekt i përndjekjes politike. /tesheshi.com/