Aktivistja e klimës Greta Thunberg nuk e ka pranuar ofertën e aktorit dhe politikanit hollivudian Arnold Schwarzenegger, për t’i dhënë hua një veturë elektrike, raporton AutoRepublica.
Schwarzenegger është ndër ata që e mbështesin kauzën që po bën kjo vajzë adoleshente suedeze. Ai vetë favorizon automjetet elektrike mbi ato konvencionale.
Thunberg konfirmoi që Schëarzenegger i kishte ofruar asaj një automjet, por që ajo nuk pranoi
“Kam marrë një nga ofertat më të befasishme nga Schwarzenegger. Ai më ofroi makinën e tij elektrike”, tha ajo.
Ajo nuk e shpjegoi pse nuk e pranoi atë.
Thunberg dhe Shwarzenegger morën pjesë në konferencën e klimës në Austri në maj 2019. Me këtë rast, ata bënë një foto dhe biseduan së bashku.
Më 23 shtator, Thunberg mbajti një fjalim në Kombet eë Bashkuara në New York, duke provokuar shumë reagime në botë. Individët liberalë dhe të orientuar nga e majta e mbështetën fjalimin e saj, ndërsa individë dhe organizata të krahut të djathtë iu turrën adoleshentes suedeze deri dhe quajtur soroiste. /tesheshi.com/