Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, takoi sot kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Ky takim vjen në kuadër të takimeve me përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore.
Thaçi dhe Veseli biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të sundimit të së drejtës dhe të integrimeve euroatlantike.
“Presidenca dhe Kuvendi do të vazhdojnë të bashkërendojnë veprimet e tyre për të garantuar funksionim sa më efikas të institucioneve tona. Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Nga ana e tij Veseli tha se Kuvendi është treguar institucion i qëndrueshëm, i gatshëm të shtyjë përpara proceset më të rëndësishme për vendin dhe se do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në integrimet euroatlantike. /tesheshi.com/