Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se brezave të rinj “jua kemi borxh një marrëveshjeve paqeje me Serbinë”, dhe shtoi se “ne nuk duhet të harrojmë të kaluarën, por ne duhet të mendojmë për të ardhmen”.
“Unë shoh me shpresë dhe optimizëm se gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur, që do të shkojnë në drejtim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi nga Davosi.
“Është inkurajuese konfirmimi i takimit të delegacionin shtetëror për Dialogun me Serbinë dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian të martën në Bruksel. Mendoj se është një hap serioz, dhe ky delegacion do të kenë mbështetjen time të plotë”, theksoi presidenti kosovar.
Ai shtoi se shpresonte dhe po punonte për të arritur një marrëveshje në një të ardhme jo shumë të largët në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas Thaçit, marrëveshja do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e saj nga Serbia.
Thaçi po ashtu ka thënë se në asnjë rrethanë nuk duhet të rrezikohen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, e kjo referuar taksës doganore vënë nga qeveria Haradinaj. /tesheshi.com/