Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar sot se është i ftuar i presidentit malazes, Filip Vujanoviq, për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së këtij shteti.
Pjesëmarrjen në këtë ceremoni mësohet se tashmë e kanë konfirmuar edhe presidentë të rajonit, me përjashtim të presidentit serb, Tomisllav Nikoliq.
Thaçi do të udhëtojë të shtunën për në Podgoricë të Malit të Zi, ku do të takohet me homologun e tij, presidentin Filip Vujanoviq, si dhe me kryeministrin e këtij vendi, Millo Gjukanoviq. Këtë takim dypalësh, ndonëse pa detaje, presidenti Thaçi e ka konfirmuar edhe sot, teksa ishte në një vizitë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
I pyetur për Demarkacionin, presidenti Thaçi ka konfirmuar se do të flas edhe për këtë çështje.
“Do të kem takim me Kryeministrin dhe Presidentin e Malit të Zi për këtë çështje, por e theksoj se ne duhet t’u besojmë njerëzve tonë dhe miqve tonë”, ka thënë Thaçi. /tesheshi.com/