Presidenti Thaçi pati një takim në mbrëmje me tgë dërguarin Grenell, realizuar në Mynih, kur i fundit është dhe ambasadori i SHBA në Gjermani, pas së cilit pohoi garancinë amerikane për marrëveshje me Serbinë brenda vitit. Në këtë marrëveshje sipas Thaçit, do vjen dhe njohja e Kosovës nga Beogradi.
”Ka qenë takim produktiv me një rikonfirmim të zotimit të SHBA-ve dhe presidentit Trump, por edhe Sekretarit Pompeo dhe rolit udhëheqës në këtë proces ndërmjet Kosovës e Serbisë të ambasadorit Grenell, që procesi të shtyhet përpara.
Dhe të punohet këmbëngulësisht që të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës e Serbisë gjatë këtij viti, që do të përmbyllej me njohje reciproke.
Si rezultat do të hapej përspektivë e sigurt për shtetin e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Kombeve të Bashkuara.
Dialogu nuk ka alternativë, me arritjen e kësaj marrëveshjeje do të ketë një perspektivë e sigurt zhvillimore dhe një perspektivë çfarë e duan qytetarët e Kosovës”,deklaroi Thaçi për Klan Kosovën. /tesheshi.com/