Qeveria Meksikane ka konfirmuar se mbi 200 persona humbën jetën dhe të paktën 38 godina u shkatërruan në Meksiko City, si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter.
Autoritetet vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm, në rrënojat që shkaktoi tërmeti më i fuqishëm që goditi vendin, në 30 vjet.
Ndërkohë mes godinave të shembura është një shkollë fillore në jug të kryeqytetit, ku mbetën të vrarë të paktën 21 fëmijë dhe 4 të rritur. I gjithë vendi po mban frymën në pritje të lajmeve të mira, për dhjetëra të zhdukurit.
Lokalizimi i një 8-vjeçareje në rrënojat e shkollës, ka shtuar shpresat për të mbijetuar të tjerë.
CNN ka publikuar një video rrëqethëse ku tregon momentin se si grupet e shpëtimit nxjerrin fëmijët nga rrënojat e shkollës së shembur.
Përmasat e tragjedisë bëhen më të qarta me kalimin e orëve. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u raportua shembja e një kishe në Pueblo, duke i marrë jetën 7 të rriturve e 4 fëmijëve. /tesheshi.com/