Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tentativa vjeshtore e Metës për të rrëzuar Ramën me “Kalin e Trojës” nga Athina

by te Sheshi
13/10/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Tentativa vjeshtore e Metës për të rrëzuar Ramën me “Kalin e Trojës” nga Athina

Nga Ylli Pata

Medalja që iu dha Ilir Metës në Athinë, natyrisht së bashku me motivacionin si “një zë që frenon nacionalizmin e Edi Ramës”, është pa dyshim më shumë sesa një retorikë politike.

Është një sulm i fuqishëm nga Greqia për të treguar edhe njëherë se ajo nuk i ka humbur njerëzit e saj në Shqipëri për 25 vite rresht.

Ilir Meta, pavarësisht se është mburrur se ka përmendur i pari çështjen çame në Athinë, është kryeministri i vetëm shqiptar që u ka dhënë grekëve dy asete të çmuara të pasurisë kombëtare, përkatësisht dy gjigandët e telefonisë celulare në vend: AMC-në dhe Vodafon-in, pavarësisht se grekët nuk i mbajtën dot dhe sot njëra ka kaluar në duar gjermane e tjetra në duar britanike.

Por Ilir Meta nga Athina ka kërcënuar seriozisht aleatin-armik, Edi Rama me një numër deputetësh që mund t’i përdorë kundër tij pwr mocionin e famshëm me tw cilin kërcënoi në mes të verës.

safsfsdfsdfsdf

Gjatë deklaratave kundër qeverisë shqiptare të dinjitarëve më të lartë të Greqisë, heshti jo vetëm Ilir Meta, por edhe deputetë socialist që kreu i Kuvendit i kishte me vete në Athinë.

Heshti Fatmir Toçi, të cilit Arben Llalla i përmendi gruan me kombësi greke; heshti ish-shefja e diplomacisë Arta Dade, e cila ka kaluar prej kohësh gati-gati si një deputete e LSI-së; heshti Anastas Angjeli, të cilit Edi Rama sapo i ka dhënë një zonë të sigurtë për 2017-n së bashku me Vangjel Dulen e Vangjel Tavon; por edhe ish-ministri tjetër i Jashtëm, Tritan Shehu.

Përveç Toçit, Meta e kishte shantazhuar kryeministrin Rama edhe në verë me Daden dhe Angjelin, madje edhe nga SHBA-ja, por ka marë përgjigjen se mund t’i ccahet situata brenda LSI-së.

Nisja e ofensivës nga Athina i ngjan një revolte si ajo e gjeneralëve romakë që bënin grusht shteti me legjionet dhe paratë që sillnin nga kolonitë.

E në këtë rast, shantazhi kundër Edi Ramës që u përsërit tre ditë me radhë nga krerët më të lartë të Greqisë, ngjan me një skenar politik që pritet të sjellë një përplasje të madhe në Tiranë.

Ndosta fill pas kthimit të Edi Ramës nga Beogradi.

Së pari, Ilir Meta u hakmorr pasi sulmoi ortekun në rritje të PDIU-së sidomos në Dibër që e ktheu LSI-në një një forcë jo-faktor dhe rriti rgjasat që kjo aleancë të fuqizohet edhe në qarqet e tjera.

Pas dështimit pwr largimin e Saimir Tahirit, në Tiranë është hapur një front i ri lufte: ai ndaj Erion Veliajt, për të cilin LSI nuk ka lënë rast pa e kritikuar gjatë gjithë verës dhe në gusht u gjet një paqe në Jalë, ku kryebashkiaku i Tiranës i thurri komplimente kalorsiake Ilir Metës.

Duket se kjo paqe ka qenë fallco, pasi si Veliaj e si Tahiri janë instrumente për të arritur tek Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet më e të thotë se “Me Metën gatuam fitoren e 2917-ës”, pasi aleanca PS-LSI tashmë është në ditët e fundit të saj.

Meta i dha një sinjal Ramës se përveç Blushit dhe Hafizit, PS-ja nuk do të ketë as votat e Dades e Angjelit, e ndoshta dhe Toçit.

PS rrudhet në 60 plus PDIU-në 65, ndërsa deputetët e majtë anti-Rama, LSI plus blushistët  dhe të pakënaqurit bëhen 25. 40 i ka PD-ja, bëhen 65.

Pra forcat janë barazim. Janë 10 deputetë nga partitë e vogla që kthehen në mesin e artë.

Dhe ja ky rihyn në lojë Nard Ndoka si në vitin 2007 kur u bë ministër i Shëndetësisë duke  rritur artificialisht nëpërmjet parave të Tom Doshit grupin demokristian.

Kështu që shtrëngimi i sikletshëm i duarve me Tomën, ndërsa priste kardinalin Ernest Troshani, nuk paska qenë një veprim i pamenduar i Ramës.

Forcat centrifugale të reformës në drejtësi, duket se po luajnë gjithçka për gjithçka. Po atëherë pse nuk shkojmë në zgjedhje që tani?! /tesheshi.com/

Related Posts

Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Forcat amerikane godasin vendndodhjet e radarëve të rebelëve në Jemen

Forcat amerikane godasin vendndodhjet e radarëve të rebelëve në Jemen

Nga Redi SHEHU: Teza e rrezikshme e “kombit kosovar”

Nga Redi SHEHU: Teza e rrezikshme e “kombit kosovar”

“Ndeshja për paqe” mbledh në “Olimpico” yjet e futbollit botëror (video)

“Ndeshja për paqe” mbledh në “Olimpico” yjet e futbollit botëror (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni