I ftohti ekstrem ka mbërritur në qytetin siberian të Irkutsk, me temperatura që kanë rënë deri nën – 30 grade celcius.
I ftohti i acartë me erëra të forta ka pushtuar qytetin, teksa banorët kanë nxituar të rrëmbejnë rrobat më të trasha, në ditën e parë të punës për këtë vit, pas pushimeve të zgjatura për festat e fundvitit.
“Sigurisht që nuk ishim përgatitur për një të ftohtë të tillë. Është shumë ftohtë. Sigurisht që ajri është shumë i mirë por kaq është shumë ftohtë” tha një banor i Irkutsk.
“Me patjetër duhet të vishemi shumë trashë, me kapele, doreza, shall, gjithçka tjetër” tha një tjetër banor i Siberisë.
Por një tjetër u shpreh qartë: “Është Siberia. Jemi në Siberi, është mëse normale. Është gjithçka normale, s’ka asgjë për tu trembur” tha ai./tesheshi.com/