Shtetet e Bashkuara do të lënë një grup të vogël paqeruajtësish prej 200 trupash amerikane në Siri për disa kohë pas tërheqjes amerikane, tha Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Donald Trump urdhëroi tërheqjen e 2000 trupave amerikane në Siri në dhjetor pas disfatës së mbetjeve të fundit të ISIS në atë vend.
Por ai është nën presionin e disa këshilltarëve për të rregulluar politikat e tij për të siguruar mbrojtjen e forcave kurde që kanë mbështetur luftën kundër ISIS dhe të cilat tani mund të kërcënojnë Turqinë.
“Një grup i vogël paqeruajtës prej rreth 200 do të qëndrojë në Siri për një kohë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në një deklaratë të shkurtër.
Vendimi u njoftua pasi Trump pati një bisede telefonike me homologiun turk Rexhep Tajjip Erdogan.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se dy krerë ranë dakord mbi Sirinë për “të vazhduar koordinimin e krijimit të një zone të mundshme të mbrojtur”. /tesheshi.com/