Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të rinjtë nga Ballkani restaurojnë Gjirokastrën e gurtë

by te Sheshi
10/05/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
Të rinjtë nga Ballkani restaurojnë Gjirokastrën e gurtë

Këtë mesmaji, teksa ka hapur dyert për të mirëpritur admiruesit e Festivalit Folklorik, Gjirokastra po vizitohet nga të tjerë miq, admirues të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.

Kampet Rajonale të Restaurimit, të vlerësuara me çmime prestigjioze nga Bashkimi Europian,  rikthehen në qytetin e çative të përhimta për edicionin e njëzetenjë, në datat 9-20 maj, 2015.

25 studentë dhe profesionistë të rinj nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, bashkohen në qytetin e gurtë për dy javë trajnim dhe punë intensive mbi konservimin dhe menaxhimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

logo e kampit te restaurimit ne Gjirokaster

Kampet Rajonale të Restaurimit, të organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij-Shqipëri (CHwB Albania) ofrojnë leksione dhe mundësi praktike mbi mënyrat e restaurimit dhe konservimit, duke përdorur materiale dhe teknika tradicionale.

Në Gjirokastër, pjesëmarrësit do të ndahen në katër grupe, ku secili, nën drejtimin e kryemjeshtrave, do të fokusohet në punë të ndryshme restauruese: zdrukthëtari, muratori, suvatim dhe rilevim.

Monumentet historike ku do të punojnë pjesëmarrësit e Kampeve Rajonale të Restaurimit përfshijnë:

Shtëpia Bakuli (Monument i Kategorisë II)- E ndodhur në një nga pjesët më të bukura të lagjes Varosh,€ shtëpia është pjesë e një kompleksi të veçantë monumentesh, të përbërë nga shtëpi të bukura dhe një urë e gurtë.

Gjate punes ne Kampet e restaurimit ne Gjirokaster

Shtëpia Bakuli gjithashtu ruan një nga mekanizmat origjinal që përdorej për marrjen e ujit nga pusi. Këtu grupi i punës do të punojë për restaurimin e çatisë së portës së jashtme, si edhe do të fitojnë eksperiencë në punën me dru, përfshi: përdorimi i drurit si material ndërtimi, llojet e ndryshme të lidhjeve dhe kyçeve dhe si të përdorim instrumentet e duhura.

 Shtëpia Xhelili (Monument i Kategorisë II)– E ndodhur në lagjen Pazari i Vjetër, kjo ndërtesë është pjesë e shtëpive të para të ndërtuara jashtë kështjellës. Një nga karakteristikat e saj më të veçanta është pusi i ujit, i ndodhur nën qemerin gjysmë-të-hapur të hyrjes. Grupi i punës këtu do të ndërtojë pjesët munguese të murit rrethues dhe dy qemerët e gurtë të hyrjes, të cilët mbartin vlerë për imazhin karakteristik të të gjithë lagjes.

Ajo çka ata do të marrin nga puna këtu është aftësia për gurpunim, përfshi njohja e gurit dhe karakteristikat e tij dhe mënyrat tradicionale për ndërtimin e mureve dhe qemerëve të gurtë.

Shtëpia Kore (Monument i Kategorisë I) – E ndodhur në Palorto, një nga lagjet më të vjetra dhe më të rëndësishme të Gjirokastrës, shtëpia e Koreve ka pësuar disa ndryshime por ende e ruan vlerën karakteristike të një shtëpie tipike gjirokastrite, si kamerien dhe tavanët e drunjtë.

Pjesëmarrësit që zgjedhin të punojnë të kjo shtëpi do të riparojnë suvanë e fasadës jugore të shtëpisë, duke mësuar se si të përdorin mjetet e ndryshëm për përgatitjen dhe aplikimin e suvasë dhe teknikat e ndryshme për forcimin e saj.

Shtëpitë e Mikpritjes

te rinjte restaurojne pikturat murale ne banesat   gjirokastrite

Përveç restaurimit të objekteve, Kampet Rajonale të Restaurimit gjithashtu do të punojnë me pronarët e këtyre shtëpive-monumente që duan t’i përdorin ato si një shtëpi mikpritëse. Një grup pjesëmarrësish do të punojnë me disa monumente për të krijuar dokumentacionin e plotë të ndërhyrjeve që nevojiten për të kthyer një, apo dy dhoma, në dhoma mikpritëse për turistët.

Kjo iniciativë është pjesë e platformës së Trashëgimisë Kulturore pa Kufij për të ndihmuar komunitetet lokale që të gjejnë te trashëgimia kulturore mundësitë për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Përveç punëve restauruese, pjesëmarrësit në kampin e Gjirokastrës gjithashtu do të kenë mundësi të marrin leksione vizatimi me dorë të lirë dhe valle tradicionale.

Kampet Rajonale të Restaurimit janë një qasje e CHwB Albania për të zgjuar te banorët e zonave ku ato zhvillohen, dhe publiku i gjerë, vetëdijen për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe respektimin e origjinalitetit të monumenteve me vlera historike dhe kulturore.

Përgatiti Blerim Kore – tesheshi.com

Related Posts

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!
Kulturë

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

04/05/2025
Guinness-i më i fundit
Kulturë

Guinness-i më i fundit

03/05/2025
Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it
Lindja e Mesme

Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it

02/05/2025
Next Post
Rama lajmëron operacionin e tretë: Pa tolerancë për abuzuesit e hidrokarbureve

Reagon ashpër qeveria shqiptare: Të jepet llogari për fatin e viktimave shqiptare në Kumanovë

Kreu i NATO: Jo përshkallëzimit të situatës, rrezikohet rajoni

Kreu i NATO: Jo përshkallëzimit të situatës, rrezikohet rajoni

Nis tërheqja e policisë nga Kumanova, banorët u drejtohen më fjalët “vrasës!” – foto dhe dëshmi në post-tmerr

Nis tërheqja e policisë nga Kumanova, banorët u drejtohen më fjalët “vrasës!” – foto dhe dëshmi në post-tmerr

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025
BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

BE, zyrtarisht pro Gazës e kundër Izraelit

09/05/2025
Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni