Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Te Pazari i Ri: aty ku gjen Tiranën e traditës, bashkëjetesës, rrëmujës dhe…lezetit

by te Sheshi
07/09/2015
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 6 mins read
A A
Te Pazari i Ri: aty ku gjen Tiranën e traditës, bashkëjetesës, rrëmujës dhe…lezetit
15
SHARES

Nga Roald A. Hysa

Një vështrim antropologjik në kohë dhe hapësirë në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës moderne. Lagjja ku dibranët e përzënë nga serbi bashkëjetuan me tiranasit doc dhe kontribuan për një bashkëjetesë model. Pazari i vendosur aty është një vend ku dëshiron apo jo, do t’i drejtohesh të paktën një herë për të blerë diçka apo për të pirë një kafe…

DSC03694

Pazari i Ri është një nga vendet më të preferuara të Tiranës moderne, ku mundesh të gjesh gjëra dhe vende nga më interesantet. Madje është një nga destinacionet e turistëve të huaj, ku mund të kalojnë kohën dhe të shohin realisht se çfarë ndodh në Tiranë. Pazari i Ri u ngrit në vitin 1930 si vazhdim i Pazarit të Vjetër të Tiranës dhe rregullimit të mëtejshëm të Tiranës Zogiste. Vendosja e Pazarit në këtë lagje, që asokohe ishte në kufijtë e lagjes Abdulla Bej dhe Sulejman Pashë i dha hov zhvillimit të tyre urbanistik, së bashku me rrugën që sot njihet si Hoxha Tahsin. Në këto lagje gjeje me shumicë tashmë dibranë të ikur nga tmerret dhe mizoritë serbo-sllave të luftërave ballkanike 1910-1912. Ishin po këto dibranë që me kursimet e tyre dhe me mirëkuptimin e familjes së Kokonozëve tiranas rindërtuan xhaminë e Kokonozit, një nga vakëfet më të vjetra ekzistuese edhe sot në kryeqytet. Gjithashtu vendosja e Pazarit të Ri në këtë vend u bë shkak edhe për heqjen e varrezave të kësaj lagje. Gjatë viteve 1945 – 1990 u vendos një kontroll total i kësaj “zone të lirë”, ku tregtohej gjithçka. Madje në rrugën e Saraçëve deri vonë kishte edhe kovaç.

DSC03688

Pazari e vazhdoi jetën e tij dhe kryesisht u kthye në treg frutash e zarzavatesh, ku mund të sillnin prodhimet e tyre fshatarët rrotull Tiranës, dhe deri nga mesi i viteve 1980 mund të shihje fshatarë që i grahnin gomarit me dy kosha me domate, speca, fiq a diçka tjetër. Një nga të veçantat e Pazarit është se në dyert jugore të tij përgjatë rrugës Qemal Stafa u vendos për herë të parë pazari i shit-blerjes së biçikletave, ku mund të shihje marka të ndryshme që shiteshin e bliheshin, si italiane Bianchi, të cilat ishin më të preferuarat, e MIFA gjermane-lindore, ZIS ruse, më pas kinezet e famshme, prodhimet e uzinës Tirana, e deri ato të bëra vetë. I zbukuronin me lloj-lloj xhinglash dhe kush e kush ta mburrte më shumë mallin e vet. Nuk ishte thjesht një shit-blerje, por edhe çështje prestigji. Kishte edhe motorë, por këto ishin një gjë e rrallë, shumë e rrallë. Dy Moto-Guzzi ishin me nam në të gjithë Tiranën, ajo e Salë Zaltës dhe e Tim Xhilagës me shtëpi po te Pazari i Ri. Aty bashkë me biçikletat ditën e dielë bëhej pazari i pëllumbave, ballinj, kaclyca, hunderra, e lloji më i preferuar e i shtrenjtë ishin këmbëleshët. Nga të katër anët e Tiranës së asaj kohe të dielën gëlonin djem e burra me biçikleta e me çiftet e pëllumbave dhe krijohej një rrëmujë e këndshme, një ditë e vërtetë pazari. Kishte edhe gardalina, verdulla e ndonjë kanarinë. Ndërsa të enjten ishte dita e pazarit për fshatarët me prodhimet e tyre. Po të dielën në darkë pasi kishin mbaruar ndeshjet e futbollit të kampionatit italian e jugosllav, një grup i madh burrash pasi i kishin parë golat te “Domenica Sprint” dhe “60 minuto” fillonte një diskutim i madh dhe analizat e ndeshjeve më të forta.

DSC03696

Zhvillimin më të madh Pazari i Ri e mori pas viteve 1990, kohë kur u zhvillua gjerësisht tregtia e lirë. E gjithë zona nga pallatet 9-katëshe, sheshi Avni Rustemi e deri rruga e Saraçëve, sipër rruga Qemal Stafa u kthye në një treg gjigant, ku tregtohej gjithçka, nga veshjet, cigaret e të gjitha markave, elektriket, elektroniket etj. Shitej e blihej gjithçka dhe aty vinin të gjithë mallrat e importit për t’u shpërndarë në të gjithë vendin më pas. Pak nga pak tregu u shpërnda edhe në pika të tjera të Tiranës, me tregun e Çamëve, tregun elektrik tek Ali Demi, ushqimorin tek shkolla teknologjike etj.

Ndërsa Pazari i Ri e vazhdoi jetën e vet me tregun e fruta-perimeve, të mishit dhe të peshkut e në prag të vitit të ri merr gjallëri shitja e gjelave dhe pulave të detit. Një nga veçantitë është edhe tregtimi i relikteve të vjetra, e sidomos ka shumë sende e libra të epokës socialiste, ku mbizotërojnë albumet fotografike që janë më të kërkuara nga koleksionistët. Janë disa prej tyre që tregtojnë në disa pika kyçe të Pazarit. Markatës së vjetër të fruta-perimeve tashmë ia ka lënë vendin dy kullave binjake të Mulletëve, dhe në vitin e fundit aty rrotull janë shtuar edhe një grumbull apartamentesh të reja me një oborr të madh të brendshëm. Në planet e të ardhmes është që në Pazar nuk do të qarkullojnë më vetura e kamionë dhe do të kthehet në një vend ku mund të kalosh kohën e lirë dhe me shërbime të ndryshme. Se si do të jetë kjo mbetet për t’u parë, ndërsa tashti Pazari i Ri ofron një gamë të gjerë shërbimesh të ndryshme, si dhe çmimesh nga më të lartat e deri tek ato më të arsyeshmet për familjet e zakonshme. Për ata që banojnë në këtë zonë dhe që janë banorë të hershëm të saj të qenit banor i lagjes është një burim krenarie. Madje edhe Ultrasit e Tironës e kanë futur në itinerarin e tyre kalimin nëpër Pazar, duke brohoritur kur nisen për të parë ndeshjen në stadium. E pra, është një histori e gjatë dashurie me Pazarin e Ri dhe banorët e vet për vendet dhe nostalgjinë që paraqet kjo lagje e vjetër e Tiranës.

Harta e sotme e Pazarit

Një seri kafenesh janë të vendosura në rr. Luigj Gurakuqi apo siç njihet nga banorët aty Rruga e Re, poshtë 6-katësheve, ku mund të pish kafen e mëngjesit apo të mbrëmjes. Duke filluar nga Sheshi Avni Rustemi në anën jugore fillon me pazarin e shpendëve, me dyqanet e kërrnackave apo qofteve, vazhdon me tezgat e fruta-perimeve të vendit dhe të importit (këtu janë edhe çmimet e kripura), markata e peshkut dhe e mishit, vazhdon po aty me shitësit e kadaifit dhe të turshive të ndryshme e ullinjve.

DSC03691

Kemi një grup tezgash të tjera me shitësit e fruta perimeve, për qeflinjtë e duhanit ka duhan plot me të dredhur, si nga Sheldia e Shkodrës me nam, po ashtu edhe të importit, së bashku me aksesorë të ndryshëm, si pipa, llulla, makina për të dredhur cigaren etj. kemi dyqanet ushqimore me fruta të thata, ushqime nga më të ndryshme, ushqime për zogj e për njerëz, restorantet etj., në brendësi vazhdojnë fruta perimet, pikërisht te pallatet ku ka qenë shtëpia e Qazim Mulletit dhe e Mulletëve të tjerë, të cilët sot kanë hyrë në banesat e reja moderne. Më tej ku ka qenë më herët gastronomi i Pazarit të Ri sot mbizotërojnë dyqanet e bulmetit, për të dalë në rrugën Qemal Stafa, ku kalohet në një natyrë tjetër tregu, ai i motorëve të vegjël, që në gjuhën e popullit njihen si papaq, si dhe pjesëve të ndryshme të këmbimit për to. Ky treg nis qysh nga shkolla Fan Noli pas Prokurorisë së Përgjithshme e deri sipër rreth 500 metra rrugë, së bashku me dyqanet që shesin biçikleta të llojeve dhe të markave të ndryshme. Në këtë pjesë është i vendosur edhe tregu i mobiljeve të përdorura e të vjetra, ku tek-tuk mund të gjesh edhe mobilje të reja e të lira. Më pas këtu gjen edhe dyqanet e antikave dhe çdolloj sendi tjetër që mund të shitet, po ashtu edhe libra të vjetër, që më tepër janë botime të pas viteve 1945.

Galeri Portretesh

Në vijim do t’ju sjellim disa portrete pazarxhinjsh për të zgjeruar peizazhin e Pazarit dhe për të krijuar fytyrën e vërtetë të tregtisë aty. Në pamje të parë duken njerëz të zakonshëm, porse secili prej tyre paraqet në vetvete shumë interes për atë që përfaqëson. Njëri është berber, tjetri shitës vjetërsirash, shitës zogjsh, biçikletash etj., të gjithë së bashku krijojnë një komunikim njerëzor të përditshëm, që përmbush puzzlen e kësaj zone karakteristike. /tesheshi.com/

Related Posts

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri
Sociale & Shoqëri

Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri

20/05/2025
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Next Post
‘EURO 2016’: Zvicra fiton me përmbysje, Anglia mbërrin përfundimisht në Francë

‘EURO 2016’: Zvicra fiton me përmbysje, Anglia mbërrin përfundimisht në Francë

Gjithçka që nuk dini për këto plagë në gojë si dhe mënyrat e eliminimit e të parandalimit të tyre

Gjithçka që nuk dini për këto plagë në gojë si dhe mënyrat e eliminimit e të parandalimit të tyre

Kur abuzohet me gjobat në emër të ligjit dhe shtetit: ja një rast (Video)

Kur abuzohet me gjobat në emër të ligjit dhe shtetit: ja një rast (Video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Kina prezanton armën e tmerrshme revolucionare

Kina prezanton armën e tmerrshme revolucionare

20/05/2025
“Beteja” e paepur e një socialisti simpatik me Izraelin

“Beteja” e paepur e një socialisti simpatik me Izraelin

20/05/2025
Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri

Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni