Të ngrohësh makaronat e ftohta bën që të kthehen në ushqim që ndryshe quhet “niseshte e fortë” apo si kore, pra një ushqim që do të kërkonte një rritje më të vogël të glukozës se i njëjti ushqim kur është i ftohtë.
E gjitha kjo është vërtetuar nga një eksperiment në vitin 2014 nga doktor Chris Van Tulleken, i cili donte të vërtetonte nëse disa produkte i ruanin vlerat ushqyese edhe pasi ishin ngrohur.
Kështu ai u dha disa vullnetarëve të konsumonin nga ushqimet e ftohta dhe më pas të njëjtat të ngrohura përsëri.
Pas analizash dhe vëzhgimesh vuri re se makaronat jo vetëm që i ruanin këto vlera ushqyese, por ishin më të shëndetshme nëse ngroheshin. /tesheshi.com/