Në shumë vende të botës përdorimi i taksive është tejet i nevojshëm, ajo që duhet pasur parasysh është se çmimet e taksive dallojnë shumë nga shteti në shtet, ashtu që diku taksimetri “kap vlera astronomike” dhe kjo nuk duhet t’ju habisë aspak.
Kajro është një nga ato vende që udhëtimi me taksi është shumë i lirë e që zë vendin e parë për koston me të lirë për vetëm 0.10 dollarë ndërsa më i shtrenjti është kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur udhëtimi me taksi kushton vetëm 0.36 dollar për kilometër.
Kajro $ 0.10,
Bangkoku $ 0.18,
Moska $ 0.27,
Mexico City $ 0.28,
Xhakarta $ 0.30,
Bangalore $ 0.30,
Mumbai $ 0.32,
Pekin $ 0.34,
Bukureshti $ 0.35,
Kuala Lumpur $ 0.36.
Taksitë kushtojnë më shtrenjtë në Cyrih të Zvicrës me 5.19 dollarë për kilometër.
Për një udhëtim prej 3 kilometrash, Pekini renditet i 15-ti më i lirë me një çmim prej 3.08 dollarë dhe Kajro ruan pozitën si qyteti më i lirë me 0.55 dollarë. Cyrihu mbetet më i shtrenjti me çmimin 25.25 dollarë.
Taksitë janë një mënyrë e mirë, e lirë dhe e lehtë për të udhëtuar në shumë qytete të botës. Pavarësisht se këto qytete ofrojnë shërbime të shumëllojshme transporti si metro, autobusë urbane, tramvaje etj, për shumë kë taksitë mbeten gjithsesi një opsion i pëlqyer. /tesheshi.com/