Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, është takuar me Anita Tuladhar, shefen e FMN-së për Shqipërinë, dhe Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Tiranë.
Spahiu ka theksuar se takimi kishte si temë diskutimi zhvillimet e tanishme në ekonomi dhe perspektivën e këtyre zhvillimeve.
“Reformat ekonomike për vitet 2017-2021 si edhe buxhetin e vitit 2018. Të paqartë ata, të paqartë dhe ne si opozitë për programin qeverisës. Paqartësitë i shprehëm dhe në seancën plenare. Shpresojmë që të paktën njëra nga palët të qartësohet!”, ka thënë ai. /tesheshi.com/