Grida Duma, ish-kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit ka komentuar ditën e sotme nga qyteti i Pogradecit takimin mes Lulzim Bashës dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Ky takim pritet të realizohet në kuadër të reformës në drejtësi.
Vetë Duma e ka cilësuar si themelor konsensusin. Ajo e ka vlerësuar këtë takim të rëndësishëm.
Grida Duma ka folur edhe për presionin e ndërkombëtarëve për arritjen e dakordësisë, të cilin e ka quajtur normal.
Duma ka pohuar edhe njëherë vendosmërinë e opozitës në kërkesat e saj sa i takon reformës në drejtësi. /tesheshi.com/