Gent Cakaj, zgjedhja e Ramës për ministër të Jashtëm, ka marrë një “legjitimim” në detyrën e lartë e delikate, pas një takimi me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flackenstein.
Diplomati gjerman ka përcjellë foton e një takimi me atë që nga një pjesë e politikës së Tiranës e Prishtins, e gjithashtu dhe nga një pjesë e medias në dy anët, konsiderohet si i padenjë për kryediplomat të Tiranës, duke e shoqëruar me fjalët:
“Takimi i parë me ministrin e ri në detyrë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj sot. Kemi pasur një shkëmbim të mirë të pikëpamjeve mbi reformën e drejtësisë dhe situatën aktuale në Tiranë”, shkruan Flackenstein në Twitter. /tesheshi.com/