Zv. kryeministrja Senida Mesi është ngarkuar me një detyrë specifike të përhershme nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Ajo është caktuar si anëtare e përhershme e Konferencës së Kryetarëve, duke u komanduar si përfaqësuese e Këshillit të Ministrave për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Senida Mesi do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, e cila përcakton axhendën e punimeve të Kuvendit dhe ku qeveria paraqet prioritetet e saj për shqyrtimin e akteve.
Kjo është hera e parë që zv. Kryeministri është pjesë e Konferencës së Kryetarëve, pasi në qeveritë e mëparshme, asnjë prej tyre nuk ka qenë pjesë e saj. /tesheshi.com/