Mik Faning është njeriu më me fat në botë. Tri herë kampioni i botës i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes, pasi është përballur me një peshkaqen, i cili e sulmoi në fazën finale të J-Bay 2015, transmeton Gazeta Zëri.
Surfisti australian e pa shumë vonë ‘mysafirin e paftuar’ dhe luftoi me të sa mundi, ndërsa më pas u ndihmua nga sigurimi i garës, dhe gara u ndërpre automatikisht gjatë ditës. /tesheshi.com/