Presidenti Meta përcolli një apel për vetëpërmbajtje në protestën e opozitës. Duke thënë se po ndjek zhvillimet në shesh, Meta kërkoi që të respektohen institucionet.
“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, deklaroi Meta. /tesheshi.com/