Duke iu referuar raportimeve të aktivistëve, 53 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet e fundit ajrore të regjimit sirian.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi të dielën për dhjetëra bomba fuçi të hedhura nga helikopterët ushtarakë mbi një lagje tejet të populluar të Halepit.
Kurse Mbrojtja Civile Siriane flet për më së paku 40 sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga kryengritësit.
Aktivistët thonë se janë vrarë më e pakta 53 persona në këtë sulme, ndërkohë që Observatori Sirian flet për 32 të vrarë, duke përfshirë tre fëmijë.
Kryengritësit po ashtu i kanë goditur zonat e Halepit që janë në duart e trupave qeveritare.
Që nga 31 maji, bën me dije Observatori Sirian, nga sulmet ajrore mbi Halep kanë gjetur vdekjen më e pakta 74 njerëz.
Një gazetar lokal i ka thënë Al Jazeera-s se gjatë ditëve të fundit ka patur sulme intensive mbi qytet. “Mbi 50 sulme ajrore dhe bomba fuçi kanë patur si objektiv Halepin çdo mëngjes gjatë këtyre ditëve.” /tesheshi.com/