Në Korenë e Veriut janë mbajtur festime masive pas testit raketor të pak ditëe më parë, të cilin Pheniani komunist e quajti sukses final në betejën bërthamore.
“Ne përshëndesim testin e suksesshëm të Hëasong-15, që tregoi fuqinë dhe madhështinë e Koresë së Veriut në të gjithë botën”, shkruhej në një banderolë gjigande mbajtur nga turma.
“Vazhdoni gjeneral Kim Jong-un, ju që na sollët në pozitën e një shteti bërthamor”, lexohej diku tjetër.
Por vetë lideri komunist mungonte në manifestime, pasi siç e ka për regull, ai u qëndron larg evenimenteve publike.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se regjimi i Kim Jong-un do të “shkatërrohej plotësisht” nëse niste lufta. /tesheshi.com/