Rezultatet e një studimi të gjerë nga një OJQ në Austri – SOS Mitmensch, treguan se në vitin 2018, politikanët në vend morën pjesë në rreth 20 fushata kundër muslimanëve.
Aktivistët e kësaj organizate joqeveritare në Vjenë ndanë rezultatet e një studimi interesant mbi fushatat islamofobike dhe anti-muslimane në politikën austriake gjatë vitit të kaluar.
Studimi pohon se edhe zyrtarët e lartë politikë ishin të përfshirë në fushatat e drejtuara kundër muslimanëve.
Është pohuar se në përhapjen e fushatës anti-muslimane kanë marrë pjesë krerët e së djathtës, si zv/kancelari Heinz-Christian Strache, kolegu i tij Johann Gudenus nga Partia e Lirisë së Austrisë (FPO), si dhe Ministri i Çështjeve Sociale, Beate Hartinger-Klein.
Alexander Pollak, një zëdhënës për SOS Mitmensch, tha se fushatat e urrejtjes kundër muslimanëve, pikërisht ër shkak të orientimit të tyre fetar, arritën në “nivelin e paimagjinueshme” në krahasim me disa vite më parë. /tesheshi.com/