Cili është sekreti i hamburgerave apo i ushqimeve të tjera fast food që duken njësoj si në reklamë kur gatuhen dhe qëndrojnë të tillë deri në momentin që dërgohen në shtëpi?
Sekreti qëndron tek aftësia e stilistëve të ushqimit për t’i vendosur përbërësit njëri pas tjetrit, në mënyrë që të mos prishet imazhi i ushqimit.
Stilistët sigurohen që sallata të vendoset e para mbi hamburger, në mënyrë që t’i ruajë të gjitha lëngjet e ushqimeve të tjera, si të djathit apo domates. Më pas, përbërësit si qepa, fetat e domates, djathi dhe mishi, vendosen në mënyrë që të jenë sa më të dukshme.
Buka e hamburgerit duhet të jetë e ngrohtë, në mënyrë që djathi të fillojë të shkrijë mjaftueshëm. Pasi ka përfunduar mbushja e hamburgerit, nëpërmjet një shiringe i hidhen me kujdes majonezë ose salca të tjera, për ta bërë të duket më e lëngshme dhe më e shijshme që në të parë. /tesheshi.com/