Gerrard, një prej legjendave të Liverpulit, do të rikthehet te klubi ku kaloi pjesën dërrmuese të karrierës si trajner i të rinjve te akademia.
Puna e tij do të fillojë një muaj më pas, në shkurt. “Duket si plotësim i qarkut, duke u kthyer në vendin ku filloi gjithçka,” ka deklaruar ish-kapiteni që luajti në 710 ndeshje për Liverpulin.
Me futbollin të lënë vetëm në nëntorin e shkuar, 36-vjeçari i përjashton emocionet nga marrja e vendimit për t’u kthyer te skuadra ku kaloi rininë e tij.
“Nuk është një vendim i bazuar në emocionet. Ka të bëjë me atë që mund të jap dhe të kontribuoj. Kur mësova se kthimi ishte një mundësi serioze, kërkova të sigurohem se bëhej fjalë për një rol të qenësishëm.”
Steven Gerrard pati një karrierë 19-vjeçare, me debutimin te Liverpuli në vitin 1998, e me dhënien fund futbollit të luajtur te skuadra amerikane LA Galaksi.
Klubi i Liverpulit deklaroi se Gerrard do të sjellë përvojë dhe ekspertizë. /tesheshi.com/