Një spektakël i rrallë do të shihet në qiell natën mes të dielës, 27 shtator dhe të hënës, 28 shtator. Hëna, e cila do të shfaqet më e madhe se zakonisht, do të hyjë në hijen e shkaktuar nga Toka dhe do të marrë një ngjyrë të kuqe të fortë (në të errët).
Eklipsi i superhënës është një fenomen që prej vitit 1900 është vënë re vetëm 5 herë. Për herë të fundit ky fenomen ka ndodhur në vitin 1982, ndërsa hera tjetër kur mendohet se do të ndodhë, është viti 2033.
Fenomeni mund të vëzhgohet në të gjithë Amerikën (e Veriut dhe e Jugut), në Europë, në Afrikë e në Azinë Perëndimore si dhe në disa rajone në lindje të Oqeanit Paqësor.
Superhëna do të ndodhë për shkak se Hëna nuk do të udhëtojë në një orbitë rrethore rreth Tokës, por në një orbitë eliptike dhe brenda një muaji nuk do të ndodhet asnjëherë në të njëjtën distancë nga toka, porn ë një distancë të ndryshueshme . diferenca mes pikës maksimale dhe asaj minimale është rreth 50.000 kilometra.
Një distancë e mjaftueshme kjo, për të bërë që Hëna të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se zakonisht. /tesheshi.com/