Këshilli i Lartë i Prokurorisë do miratojë brenda 30 ditësh 8 emrat e prokurorëve që do të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë në njësinë e posacme SPAK.
Pas përfundimit të mbledhjes se KLP u bë e ditur se kryetari Gent Ibrahimi paraqiti para Këshillit fazën aktuale në të cilët ndodhet procesi e krijimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Në 16 Korrik 2019, Këshillit i Lartë i Prokurorisë ka renditur 15 kandidatë prokuror për SPAK. Tashmë 8 prej tyre kanë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë,
Altin Dumani
Arben Kraja
Klodian Braho
Enkeleda Millonaj
Edvin Kondili
Ened Nakuçi
Elida Kaçkini
Behar Dibra
Prokurori Ndini Tavani është tërhequr më herët nga gara për SPAK dhe në datën 11 Tetor 2019 është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Kandidatja Manjola Kajana është ankimuar në datën 2 Gusht 2019 nga Komisioneri Publik dhe ndodhet aktualisht në pritje të vendimit përfundimtar të Kolegjit Posaçëm të Apelimit (KPA).
Kandidatja Anita Jella nuk ka arritur të kalojë instancën e parë të vetingut për shkak se seanca dëgjimore është shtyrë pasi përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Kandidati ka sjell provat e reja.
Besnik Muçi është zgjedhur si anëtar në Gjykatën Kushtetuese me dekret të Presidentit në datën 16 Tetor 2019. Duke u nisur nga kjo situate, Komisioni i Posaçëm për ngritjen e SPAK në Këshilli të Lartë të Prokurorisë ka propozuar disa hapat për konstituimi i SPAK. Sipas propozimit kërkohet që brenda 30 ditëve (ose brenda muajit nëntor 2019) në mbledhje plenare të Këshillit të përmbyllet procedura e ngritjes në detyrë për 8 prokurorët kandidatë për Prokurorinë e Posaçme dhe të kryhet emërimi i tyre pranë kësaj prokurorie.
Gjatë kësaj periudhe tranzitore, Komisioni Posaçëm propozon që Këshilli (komisionet përkatëse) të përgatisin aktet e nevojshme për t’u miratuar. Këto akte përfshijnë: Vendimet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme; Vendimin për caktimin e përherëshëm të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme me mandat 3 vjeçar nga 8 prokororë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër; Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të caktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda por janë emëruar pranë një prokurorie tjetër.
Duhet theksuar që me fillimin e punës së Prokurorisë së Posaçme pushon së funksionuari Prokuroria e Krimeve të Rënda. /tesheshi.com/