Kreu i Zyrës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, përcolli mesazhin se nuk do donte të shihej sërish dhunë në protestën e së enjtes, paralajmëruar nga opozita.
Ai, së bashku me ambasadoren gjermane në Tiranë Susanne Schütz, ishin në zyrën e kreut demokrat Basha, në një aksion diplomatik për ta bindur që të heqë dorë nga akti ekstrem i djegies së mandatave.
“BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, pasi duhet të sundojnë parimet e demokratisë”, tha Soreca.
Ç’prej emërimit në detyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, ky është rasti i parë që italiani i Brukselit po ballafaqohet me një situatë të nxehtë në politikën shqiptare, ku i duhet të tregojë aftësinë e negociimit e gjetjes së gjuhës mes palëve. /tesheshi.com/