Shoqata Amerikane e Shkencave Politike ka publikuar rezultatet e një sondazhi, në të cilën 200 studentë të shkencave politike vlerësuar punën e të gjithë presidentëve amerikanë.
Në vend të parë u rendit Abraham Lincoln, ndërsa në të fundit presidenti aktual Donald Trump.
Nga 200 pjesëmarrës, 170 u identifikuan si demokratë, 13 përqind ishin republikanë dhe 27 përqind ishin të pavarur. Megjithatë, ata të gjithë pajtohen në një mënyrë, dhe kjo është dërrmuese për Trump. Republikanët i dhanë vendin e 40-të, dhe demokratët të 44-in, respektivisht të fundit.
Vendi i dytë i takon Presidentit të parë amerikan, George Washington. Ai e mbajti këtë pozicion nga 1789 deri në 1797. Ai ishte i vetmi president amerikan që nuk jetonte kurrë në të famshmen Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i parë afrikano-amerikan Barak Obama u rendit në vendin e tetë, i cili udhëhoqi SHBA nga viti 2009 deri në 2017.
Bill Klinton që shërbeu si president nga 1993 në 2001 u rendit i 13-ti.
John F. Kennedy u rendit në vendin e 16-të. Ai shërbeu dy vjet e gjysmë pasi u vra më 22 nëntor 1963, në Dallas.
George Bush i vjetri u rendit në vendin e 17-të.
Dhe Donald Trump pra vjen në vendin e fundit, ku konsiderohet tashmë si presidenti më i diskutueshëm që shkel protokolle dhe ka shkaktuar opinione të ndara të amerikanëve. /tesheshi.com/