Celuliti është një makth i vërtetë. E urrejnë të gjithë dhe ata që janë prekur prej tij, çfarë nuk kanë bërë për ta hequr qafe përfundimisht këtë pjesë të padëshiruar që prek trupin tonë. Megjithatë, këtë herë bëhet fjalë për diçka ndryshe, e cila funksionon me të vërtetë.
Është fjala për një përzierje të quajtur smoothie dhe që konsumohet pasi keni ngrënë vaktin e drekë apo të darkës. Është i përbërë nga dardha dhe xenxefilli. Të gjithë ata që e kanë provuar shprehen se është me të vërtetë efikas dhe jep rezultate të shpejta ndaj celulitit.
Përse është kaq efikas? Dardhët janë të pasura me jod, substanca që parandalon hiperjodizmin, i cili është një nga shkaktarët më të rëndomtë të shtimit në peshë. E megjithatë, dardhët janë edhe shumë të pasura me pektinë, polisakaridja që ndihmon në shkarkimin e toksinave që ndihmojnë në krijimin e celulitit.
Nga ana tjetër, xhenxhefilli ndihmon në dobësim, përmirëson qarkullimin dhe parandalon grumbullimin në një vend të yndyrnave dhjamore. Provojeni pasi nuk keni për të ngelur të zhgënjyera. Për më tepër, në të tilla raste këshillohet eliminimin e duhanit si dhe i jetës sedentare. /tesheshi.com/