Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skenari që qartëson irritimin opozitar: si do rrëzohej Rama me Llallën në detyrë

by te Sheshi
19/12/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Skenari që qartëson irritimin opozitar: si do rrëzohej Rama me Llallën në detyrë

Nga Ylli Pata

E hëna e trazuar e politikës shqiptare, “tym dynjaja”, duket se nuk ka qenë thjesht një plan proteste e bllokimi nga opozita për të ndaluar zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm, por ishte një skenar i cili nëse do të realizohej, dje kishte vetëm aktin e parë.

Burime diplomatike bënë të ditur se në ambientet ndërkombëtare në Tiranë, ka ditë që qarkullon një plan ku ishte parashikuar rrëzimi i Edi Ramës me një proces që niste dje dhe mbaronte në maj.

Sipas planit, bllokimi i zgjedhjes së Kryeprokurorit, dhe vijimit të punës së Adriatik Llallës, kishte parashikuar që opozita të nxiste hetimet edhe ndaj Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit, për të provokuar një proces zinxhir protestash ndaj mazhorancës. Protesta dhe kontestime, që së bashku me bllokimin institucional si pasojë e mosngritjes së organeve të gjyqësorit të ri, do të provokonin një krizë të rëndë sistemi.

Pas kolapsit të provokuar, PD-ja dhe LSI-ja do të kërkonin largimin e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie kujdestare nga PS-ja që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do t’i kërkoheshin të thirreshin nga Presidenti Ilir Meta.

Fatmir Xhafa ose Pandeli Majko, ishin menduar si kandidatura për kryeministër të vendit. Këtë plan e pranoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë intervistës që tha për Ilva Taren në Ora News.

Ai plan nuk lindi sot, por u bë publike që dy muaj përpara kur Monika Kryemadhi hyri në selinë e PD-së dhe së bashku me Lulzim Bashën dhe ideuan krijimit të një “qeverie antimafie”.

Koha e rrëzimit të qeverisë ishte lënë pikërisht në periudhën ku sipas parashikimeve Shqipërisë nuk do t’i  hapeshin negociatat nga Bashkimi Europian, si pasojë e ngecjes së reformës në drejtësi dhe mungesës së rezultateve. Ky plan është testuar edhe në disa ambiente ndërkombëtare, sidomos kur shpërtheu çështja “Tahiri” dhe u duk sipas opozitës që Edi Rama ndodhet me shpatulla për muri.

Por siç mësohet skenari është hedhur poshtë që në fillim, ku SHBA dhe BE, me një deklaratë urgjente kërkuan largimin e Kryeprokurorit Adriatik Llalla pas mbarimit të mandatit dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Opozita ka provuar që të dërgojë edhe emisarë të saj në kryeqytete të ndryshme të Europës që ndikojnë në vendimarrjen e BE-së për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë.

Turi i Tritan Shehut në Athinë, dhe ku një ditë më pas Nea Demokratia kërkoi që të mos hapeshin negociatat pasi qeveria e Tiranës po shkel të drejtat e minoritetit grek, u pa si pjesë e skenarit.

Por ka qenë pikërisht takimi i Edi Ramës në Bruksel, gjatë fillimit të muajit, ai që vuri thuajse të gjitha “pikat mbi i”.

Të gjithë krerët e Brukselit, madje edhe dy drejtues të PPE-së si Juncker dhe Tajani, kërkuan hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë. Gjithashtu në Bruksel kishte shkuar edhe zyrtari i lartë i DASH, Hout Brian Yee, i cili solli qëndrimin e Uashingtonit dhe loboi në përkrahje të Tiranës zyrtare.

Pas asaj vizite, që në fakt ka koinçiduar edhe me një vizitë të Bashës njëkohësisht në kryeqytetin e BE-së, lideri i opozitës u ka thënë Berishës dhe Kryemadhit se nuk mund të ecet përpara me planin e hartuar.

Por mësohet se ish-kryeministri dhe kreu i LSI-së kanë kërkuar që të të ndalohet zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm më 16 dhjetor.

Përfundimi i këtij akti tashmë dihet dhe gjërat ndodhën ashtu si ndodhën. Llalla u largua sot dhe Arta Marku është Kryeprokurore e përkohshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!
Kryesore

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

Next Post
Ethet e merkatos së dimrit, Mkhitaryan vjen në Itali: është duel Inter-Juventus

Arabia Saudite izolon Katarin, i mbyll të vetmen pikë kufitare

Nga Dr. Bled KOMINI: 9 vjet shterpësi e politikës së Jashtme të Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

Mediat botërore: Masat ndërkombëtare kundër Izraelit, shumë vonë!

23/05/2025
Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni