Gjatë moshës 2-3 fëmijët kanë tendencën të kërkojnë të flenë në krevatin e madh të prindërve. Një herë ndodh një ëndërr e keqe dhe një tjetër herë kërkon ujë derisa pastaj bëhet traditë.
Që fëmija ta kuptojë se duhet të flejë tek krevati i tij duhen ndjekur disa hapa:
Fëmijën duhet ta zërë gjumi në dhomën e tij ose në krevatin e tij. Për këtë duhet nisur rituali i “natës së mirë”, si leximi i një përralle; fikja e dritës; puthja e natës së mirë etj.
Kur të largohesh qetësoje duke i thënë se do rikthehesh herë pas here për të parë nëse ka nevojë për gjë. Mundohuni ta mbani premtimin në mënyrë që mos të humbasë besimin.
Do duhen disa ditë që të mësohet, por e rëndësishme është që nëse zgjidhni një strategji tregohuni të qëndrueshëm.
Nëse fëmija është më i madh se 3 vjeç mund të bëhen ndryshime tek krevati i tij, si për shembull duke ia hequr kolonat ose duke i mundësuar një krevat për të rritur duke i dhënë mesazhin se tashmë nuk është më i vogël që të flejë më mamin dhe babin, por duhet të flejë tek krevati i tij.
Vendosni një gotë ose biberon me ujë pranë kokës, gjest i cili do të interpretohet si: nuk ke më arsye të çohesh natën! /tesheshi.com/