Më së shumti ato shfaqen në lëkurën e njerëzve në meso-moshë dhe veçanërisht në vende ku lëkura është e yndyrshme. Quhen fibroma në gjuhën mjekësore dhe përgjithësisht shënojnë fillimin e tumoreve të parrezikshme. Ato duken si nishane të vogla dhe kanë përmasa rreth një deri në 5 centimetra.
Thuajse çdo njeri ka në lëkurën e tij të paktën një fibromë, ndaj nuk është një fenomen i rrallë. Ato mund të shkaktojnë probleme nga më të ndryshmet dhe përgjithësisht shoqërohen me dhimbje kur nisin të zmadhohen më shumë seç duhet.
Arsyeja e shfaqjes së tyre ende nuk dihet, por jeta sedentare, obeziteti dhe kequshqyerja janë përgjithësisht faktorët kryesorë.
Lajmi i mirë është se ju mund ti largoni ato nga lëkura juaj pa shumë gjakderdhje dhe në një mënyrë shumë të thjeshtë, duke përdorur vetëm një përbërës, i cili është acidi i mollës.
Ai është një nga ilaçet më të mira që mund të gjeni në shtëpitë tuaja. Mund të përdoret në mënyra të ndryshme për të bërë trajtime nga më të veçantat dhe trajtimi i fibromës është njëri prej tyre.
Kjo metodë është përdorur tek shumë persona. Ja se si funksionon.
Lani me kujdes vendin rreth fibromës me ujë të vakët dhe me pak sapun. Zbuteni fibromën me pak ujë përpara se të veproni më tej. Mund të vendosni edhe një pambuk me pak ujë për rreth 15 minuta dhe ta mbani aty.
Thajeni.
Lagni një copë pambuk bollshëm me acid molle. Më pas vendoseni atë pranë fibromës dhe bllokojeni për rreth 15 minuta me një fashë. Pas 15 minutave shpërlajeni me ujë të freskët.
Bëni të njëjtën gjë tre herë në ditë, për disa ditë rresht (për më shumë se një javë). Fillimisht fibroma do të nxihet paksa dhe më pas do të nisë të thahet deri sa të bjerë.
Në varësi të përmasave të fibromës apo të thellësisë së saj në lëkurë, ajo mund të lejë pas pasoja të vogla, si për shembull, një vrimë të vogël në pjesën ku ka qenë më parë, ndaj këshillohet të aplikoni xhel aloe vere.
Nëse fibroma nuk është shumë e thellë në lëkurë, atëherë nuk ka për t’ju ngelur asnjë shenjë në lëkurë, nëse ju veproni në mënyrë të kujdesshme.
Shënim: Acidi i mollës nuk duhet të përdoret asnjëherë për të hequr apo larguar fibrozat në qepallë./tesheshi.com/