Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kanavacat plot dashuri të Aleksandër Lleshit, këtij piktori pa shkollë e me plot diploma!

by te Sheshi
07/08/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kanavacat plot dashuri të Aleksandër Lleshit, këtij piktori pa shkollë e me plot diploma!

Nga Mark Brunga

Piktori Aleksandër Lleshi ka disa kohë që ndodhet ne Durrës dhe mund ta takosh në bregdet gjatë ditës, ose në zonat e mbipopulluara të plazhit gjatë mbrëmjeve me penel në dorë. Ai është një piktor me një bagazh të madh veprash të bukura të vlerësuara në metropolet artistike të Perëndimit.

Para shumë vitesh ai u nis si refugjat drejt Italisë me profesionin e mekanikut, ndersa u kthye ne atdhe si një piktor me të ardhme. Lleshi tashmë njihet si një artist që veprat e veta i ka shpalosur mes dy brigjeve të Detit Adriatik, në brigjet shqiptare dhe në ato italiane. Në të dy këto vende ai ka hapur ekspozita personale, si edhe ka marre pjesë në disa kolektive, duke qënë një pikëlidhje kulturash mes dy popujve, ku dialogohet me bukurinë universale të artit.

WP_001333

Pasioni i tij për pikturën ka qenë i hershëm, që në fëmijëri. Pavarësisht se, për arsyet që dihen, gjatë viteve të regjimit komunist atij iu mohua e drejta për të studiuar artin e pikturës që ai e donte aq shumë. Filloi punë në Uzinën Mekanike Bujqësore, por penelin kurrë nuk e hoqi nga dora, së bashku me kitaren; në çaste trishtimi dhe gezimi. Lidhur me periudhen e parë të jetës së tijë kur ëndërrat “shkulmojnë” dhe s`i realizonte dot, ai kujton me modesti: “Unë artin e kam pasur pasion që në fëmijëri. Ishte diçka e lindur fëmijërore dhe nuk ishte thjesht një rastësi që e zhvillova sot apo dje. Gjithsesi me kujtohet koha kur ne ishim fëmijë në plazh dhe duke luajtur vepronim me rërën, krijonim figura, krijonim  gjëra abstrakte dhe aty gjithnjë lindte dëshira që të krijonim diçka më me vlerë edhe në telajo.

Në atë kohë shkolla nuk më doli që të vazhdoja në Liceun Artistik, por u detyrova të vazhdoja shkollen mekanike. Gjithsesi deri në kohët e sotme s’kam ndaluar kurrë së pikturuari, pavarësisht se nuk studiova pikturë gjetiu në ndonjë shkollë për asnjë ditë”.

Pas fillimit të viteve ’90-të, si shumë të tjerë, edhe Aleksandër Lleshi iu drejtua tokës së premtuar, përtej detit… dhe ai e gjeti atë. Pikturat e realizuara nga ai u vleresuan dhe kjo e nxiti për më shumë kurajo në rrugët e fatit dhe talentit të zgjuar tashmë. Veprat e tij kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të Italisë, Brukselit, deri në Japoni, ku në ekpozitat e hapura është nderuar me çmime prestigjioze.

WP_001332

Ekspozita e tij personale “Ngjyrat e tokës sime” ka qenë surprizuese për qarqet artistike italiane, duke marre edhe vlerësime të shumta, kudo ku ka shkuar. Ndërkohë, tani, në muajt e verës, ai nuk mund të rrijë pa ardhur edhe në vendlindje, por ai nuk mund të rrijë as larg telajos dhe penelit.

Edhe në Tiranë e Durrës ai ka hapur ekspozita personale. Sigurisht me ngjyrat e tokës së tij. Kohën e shfrytëzon për të “incizuar” shpirtërisht në telajo bukuritë e rralla të bregdetit durrsak dhe për t’i shpërndarë me pas ato motive, plot dritë dhe ngjyra të rralla, nëpër eksponatet e vendeve të tjera.

Deri më sot, nga dora e tij kanë dalë rreth 600 punë të ndryshme, në vaj, të cilat vijojnë të pëlqehen dhe të vlerësohen.

“Në Itali kam qënë në ekspozita në Bari, Bergamo, Milano, Foxhia. Kam ekspozuar gjithandej”, tregon Aleksandri, që më pas shton: “Pastaj atje ka dhe një gjë shumë interesante, se krijojne aktivitete të vazhdueshme për artin dhe të nxisin të ekspozosh edhe kur t`i nuk e ke planifikuar një gjë të tillë. Miqtë të thërrasin: eja se ka një ekspozitë këtu, eja atje dhe kështu funksionon nxitja për të mos rreshtur së punuari. Ka një klimë shumë nxitëse. Kam marrë pjesë në një konkurs, ‘Trofeu di Bergamo’, që e organizonte Observatori Parlamentar Europian. Mora pjesë së bashku me një koleg që e cilësoj “Profesor” për ndihmën që më ka dhënë dhe që e kam shok, Sefedin Stafa, si dhe me Petraq Pecanin. Në atë konkurs mes 1500 piktorëve nga vende të ndryshme të botës kam fituar çmimin e IV-të. Ky çmim mu duk vërtetë si privilegj”!..Po kështu privilegj ishte për të edhe çmimi ndërkombëtar në Tokio.  “Conferito al Maestro d’Arte” me motivacionin “Për l’elevato valore stilistiko espresso”, (për vlera të larta stilistike espresive)”.

Të shumta kanë qënë emisionet televizive për vlerat artistike të Aleksandrit. Ndërsa në shtyp është theksuar se  shumë nga veprat e tij janë subjekt i koleksioneve dhe galerive private.

Një gazetë theksonte se në punimet e Aleksandërit gjejmë shkëlqimin dhe qartësinë e vendit të tij, të ndriçuar nga dielli mesdhetare. Në penelin e tijë ndërthuren harmonia e ngjyrave te peisazheve si dhe sigurta dhe  transparenca dhe gjallëria e imazheve të hedhura në kanavacë plot dashuri. /tesheshi.com/

Related Posts

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Projekti i ministrisë së Financave, tatohen me 5 për qind edhe pagat e ulëta

Projekti i ministrisë së Financave, tatohen me 5 për qind edhe pagat e ulëta

A është kjo receta sekrete që nxehu dhe ndryshoi rrugën e historisë farmaceutike? (Një përbërje ‘magjike’)

A është kjo receta sekrete që nxehu dhe ndryshoi rrugën e historisë farmaceutike? (Një përbërje 'magjike')

Nga Ylli PATA: Po vërtet, si mund të flitet për moral?!

Nga Ylli PATA: Po vërtet, si mund të flitet për moral?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni