Paga më e lartë mesatare në rajon për muajin maj ka qenë në Slloveni duke arritur vlerën prej 1,050.78 euro, ndërsa më e ulëta ka qenë në Maqedoni vetëm 372,55 euro (22,889 denarë).
Sipas një analize të përgatitur dhe prezentuar nga Agjencia Anadolu (AA), paga mesatare për muajin maj në Kroaci ishte 813.17 euro (6,025 kuna), Mal të Zi 510 euro (të dhënat për muajin qershor), Bosnje 439,71 euro (860 KM) dhe në Republikën e Serbisë 409.63 euro (49,238 dinarë).
Në bazë të gjendjes së vitit të kaluar, paga më e lartë mesatare është rritur në Kroaci, për 63.47 euro, dhe më e ulëta në Mal të Zi, vetëm 7 euro.
Kur bëhet fjalë për rritjen e pagës mesatare në rajon në krahasim me vitin e kaluar, rritja e dytë më e shpejtë ka qenë në Serbi, me një rritje prej 39.93 euro, dhe Slloveni me rritje 30.38 euro.
Nivel të ulët të rritjes së pagave mesatare ka pasur edhe Bosnja me vetëm 11,71 Euro dhe Maqedonia me vetëm 9.05 euro.
Paga mesatare në fund të vitit të kaluar në Slloveni ishte 1,020.40 euro, Kroaci 749.70 euro, 503 euro në Mal të Zi, Bosnje 428 euro, Serbi 369.70 euro dhe Maqedoni 363,50 euro. /tesheshi.com/