Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si funksionon pabarazia edhe në ngrohjen globale: refugjatët e parë të klimës

by te Sheshi
02/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Si funksionon pabarazia edhe në ngrohjen globale: refugjatët e parë të klimës

Parul Akter u zhvendos nëpër të gjithë Bangladeshin për t’iu shpëtuar përmbytjeve, por duket se ato e kanë ndjekur atë. Kasollja ku ai jeton së bashku me gruan dhe katër fëmijët në Dhaka, kryeqytetin e vendit, është e vendosur në buzë të periferisë së varfër Korail, pranë një liqeni. Kur bie shi, ujërat e pista vërtiten në strehën e tyre. Vetëm krevati që e kanë ngritur lart, mbetet i thatë. “Kjo dhomë është gjithçka ne kemi, kështu që duhet të rrimë këtu çfarëdo që të ndodhë”, thotë Akter.

Shtatë vjet më parë, një mansun u mori me vete gjithçka ata kishin në fshatin e tyre në Bhola, në bregun jugperëndimor. “Nuk kishin zgjedhje tjetër por të ngjisnim bregun me ato që arritëm të mbanim, menjëherë”, thotë Akter. “Brenda javës, erdhëm në Dhaka për të nisur një jetë të re”.

DAKA 2

Çdo ditë, rreth 2 mijë njerëz vendosen në kryeqytetin e Bangladeshit. Kjo nuk është diçka e re, pasi me breza qyteti ka qenë një magnet për burrat e gratë që arratiseshin nga varfëria e fshatit. Por, tashmë ka një faktor tjetër që sipas ekspertëve, e ka përshpejtuar këtë garë drejt kryeqytetit: ndryshimi i klimës në tokë, që e ka bërë jetën ekstremisht të vështirë në rripat bregdetarë të këtij vendi të sheshtë që përshkruhet nga dhjetëra lumenj.

Në dekadat e ardhshme, me miliona më shumë refugjatë të klimës në botë pritet të bëjnë udhëtime të ngjashme. Si për ironi mizore, ata do të drejtohen nëpër qytete që janë akoma edhe më pak të pajisura për t’u duruar ndryshimeve klimaterike.

Bangladeshi “kontribuon” me vetëm 0.4 tonë kub për person në emetimin e karbonit që nxit ndryshimet e klimës. (Shtetet e Bashkuara prodhojnë 17 dhe Britania 7.1), por ai vend do të vuajë keqazi. Brenda tre dekadave, vendi pritet të jetë të paktën 2 gradë më i nxehtë. Deri në 2018, detet do të jenë pothuajse 7 centimetra më lart.

Akullnajat në Himalaje do të shkrijnë më shpejt, duke dërguar më shumë ujëra për të përmbytyr e shpartalluar gjirin e Bengalit. Ciklonet do të përplasen pas brigjeve më të shumtë në numër dhe me intensitet më të lartë. Ujërat e kripura do të ndotin rezervat e ujit të pijshëm. Tokat pjellore do të shkatërrohen.

DAKA 1

Një pjesë e këtij skenari, është duke ndodhur që tani. Nuk ka pasur shumë studime që e lidhin në mënyrë të pagabueshme eksodin e pjesëve rurale të Bangladeshit me klimën. Por, kërkimet tregojnë se pjesa më e madhe e emigrantëve vijnë nga zonat bregdetare që janë duke përjetuar rritjen e nivelit të detit, rritjen e kripshmërisë së ujërave, përmbytje shkatërrimtare dhe ciklone. Të paktën 400 mijë njerëz zhvendosen në Daka  çdo vit sipas të dhënave të Bankës Botërore, ndërsa Organizata Ndërkombëtare e Migracionit IOM vlerëson se 70 për qind e banorëve të periferive të varfra të Dakës janë vendosur aty për shkak të problemeve që kanë pasur me ambjentin në vendet e mëparshme.

Në vitin 2012, A S Moniruzzaman Khan, drejtori i Qendrës për kërkime në Ndryshimet e Klimës dhe Mjedisit në universitetin BRAC studioi 1500 familje që po migronin në qytete, pjesa më e madhe në Dhaka.

Pothuajse të gjithë nxorën ndryshimet mjedisore si arsyen madhore që i kishte detyruar të merrnin vendimin për të ardhur në qytet. Ata gjenin me vështirësi ujë të pijshëm, ndërsa deti i fryrë derdhet në lumenj duke i bërë ata me ujë të kripur.

“Dhjetë vjet më parë, e gjithë zona ishte me ujë të pijshëm, sot nuk është më”, thotë Khan. Ai ka dëgjuar për gra e fëmijë, të detyruar të ecin pesë orë për çdo ditë që të gjejnë ujë të pastër. Kjo detyrë u konsiderua shumë e rrezikshme, dhe në kërkim të ujit shkuan burrat, duke bërë që të humbasë një pjesë e rëndësishme e të ardhurave të familjes nga puna e tyre. “Nëse do të kishim ujë, nuk do të vinte puna për të lëvizur asnjëherë”, thotë Khan.

Por, historia nuk i takon vetëm Bangladeshit. Në të gjithë botën, njerëzit janë ose do të jenë në lëvizje- në Afrikë, kryesisht për shkak të thatësirës, në Azi, nga përmbytjet. Deri në 2060, mund të jenë midis 25 milionë deri në 1 miliard migrantë klimaterikë.

DAKA

Dhe qytetet do të jenë destinacioni më i parë. Në paralajmërim të kësaj, një agjenci kërkimore britanike, thotë se deri në 2060 do të jenë 192 milionë njerëz më shumë që do të jetojnë në fushat e sheshta pranë brigjeve të deteve, në kushte të prekshme nga çdo ndryshim i vogël i motit, kryesisht në Azi.

“Ata që lëvizin për shkak të mungesës së ujit apo qytetet në vendet në zhvillim që shtrihen pranë deteve, në mënyrë paradoksale do ta gjejnë veten të ekspozuar ndaj rreziqeve më të mëdha të lidhura me klimën”, thuhet në një raport të IOM-it.

Pjesë e problemit është popullsia. Megaqytetet aziatike nuk japin asnjë shenjë rrudhjeje, pavarësisht se rritja e nivelit të ujërave të detit i bën ato shumë të ndjeshme ndaj përmbytjeve prej stuhive.

Një studim i vitit 2011 për 20 qytetet më të populluara që pritet t’i nënshtrohen përmbytjeve deri në vitin 20170, vendoste Dhakën në vend të tretë, pas Mumbait dhe Kalkutës. Gjithashtu, në krye janë

Guangzhou, Ho Chi Min City, Shanghai, Bangkok dhe Yangon. Majemi është i vetmi qyte nga bota e zhvilluar që përfshihet në këtë listë.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Related Posts

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…
Bota & Rajoni

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Next Post
Ndodh në Prishtinë: Nxënësit përjashtohen nga shkolla vetëm pse lëshuan pak mjekrat

Ndodh në Prishtinë: Nxënësit përjashtohen nga shkolla vetëm pse lëshuan pak mjekrat

Nëntori, një muaj tersi për Arsenalin: më shumë lëndime se pikë

Nëntori, një muaj tersi për Arsenalin: më shumë lëndime se pikë

Qenërizimi i Tiranës: këshilltarja Bozdo e denoncon me fotofjalë

Qenërizimi i Tiranës: këshilltarja Bozdo e denoncon me fotofjalë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni