Ka ardhur dhe reagimi i parë i ndërkombëtarëve në Tiranë, pas seancës së të enjtes në parlament. Eshtë Zyra e OSBE-së ajo që është shprehur se ndihet e zhgënjyer prej debatit politik të ditëve të fundit në Shqipëri. Apeli i OSBE-së është që politikanët e Tiranës të frenojnë gjuhën e urrejtjes dhe që t`i lënë institucionet që të veprojnë sipas ligjit.
Më herët, përfaqsuesit diplomatikë në Shqipëri lanë vendet e tyre në llozhat e sallës së kuvendit, si shprehje e mospajtimit dhe e refuzimit prej tyre të mënyrës se po zhvillohej debati i atyshëm. Kjo gjë u përmend dhe kryeparlamentari Meta në një moment, por që nuk pati asnjë efekt.
Ky është ndër të rrallat raste kur ndërkombëtarët e Tiranës bojkotojnë punimet në séancë plenare, si formë e shprehjes së pakënaqsisë së tyre për mënyrën se si zhvillohjet debati politik në Shqipëri. /tesheshi.com/