Eshtë shuar ajo që mund të konsiderohet dhe si “Vaçe Zela” e Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Këngëtarja e famshme ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”, shkroi një familjare e saj.
E ndjera ishte ndër ato që e nisi arsimimin artistik në Beograd, në vitet e para të pasluftës, ndërkohë që dhe paraqitjet e para muzikore do i bënte pikërisht në kryeqytetin serb.
Ajo nisi aty studimet për kanto, ndërkohë që më pas karrierën do e kishte të gjithën në Kosovë, duke lënë një produkt intepretativ ndër më brilantët në muzikën kosovare.
Shqiptarët e Shqipërisë u dashuruan me të gjatë përiudhës së komunizmit, nëpërmjet një hapësire në Televizionin Shqiptar, e cila i dedikohej këngës kosovare. “Baresha” mbetet një prej këngëve të saj simbol.
Kujtojmë që dy ditë më parë, Nexhmije Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan Donald Trump. /tesheshi.com/