Ka vdekur në moshën 90-vjeçare, shkrimtari peruan dhe fitues i çmimit Nobel për letërsinë, Mario Vargas Llosa.
Djali i shkrimtarit, Alvaro Vargas Llosa, ka shkruar në platformën X se shkrimtari ka ndërruar jetë i qetë, në shtëpinë e tij në Lima, i rrethuar nga familja, raportojnë mediat.
Vargas Llosa fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2010 dhe ndër veprat e tij më të famshme janë teze Julie dhe skenaristi, Vdekja në Ande dhe Lufta për Fundin e Botës.
Ai lindi më 28 mars 1936 dhe botoi romanin e tij të parë, Koha e Heronjve, në vitin 1963, pas së cilës shkroi dhjetëra romane, drama dhe ese.
Kandidim i pasuksesshëm për zgjedhje
Ai braktisi idetë socialiste herët dhe përqafoi pikëpamjet konservatore, dhe në vitin 1990 ai kandidoi për president të Perusë, duke deklaruar se donte të shpëtonte vendin e tij nga kaosi ekonomik dhe rebelimi marksist, raportoi Reuters.
Ai humbi në raundin e dytë nga Alberto Fujimori, një agronom dhe profesor universiteti i panjohur në atë kohë, i cili më vonë u burgos për të drejtat e njeriut dhe krime korrupsioni.
I frustruar nga humbja e tij në zgjedhje, shkrimtari u zhvendos në Spanjë, por mbeti me ndikim në Amerikën Latine, duke kritikuar ashpër liderët e majtë. /tesheshi.com/