Ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Donald Rumsfeld ka vdekur në moshën 88 vjeç, njoftoi familja e tij të mërkurën.
Familja nuk zbuloi shkakun e vdekjes, por tha se Rumsfeld vdiq “i rrethuar nga familja në Taosin e tij të dashur në New Mexico”.
Gjashtë dekada të shërbimit publik
“Historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme gjatë gjashtë dekadave të shërbimit publik, por ata që e njohën më mirë dhe jeta e të cilëve u ndryshoi përgjithmonë do të kujtojnë dashurinë e tij të palëkundur për gruan e tij Joyce, familjen dhe miqtë dhe integritetin që ai solli në një jetë kushtuar vendit”, tha familja.
Rumsfeld shërbeu dy herë si udhëheqës i Pentagonit, së pari nën Presidentin Gerald Ford, nga 1975 deri në 1977, dhe pastaj nën George W. Bush nga 2001 në 2006.
Ai mbase është i njohur më së miri për mandatin e tij të dytë si shef i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA gjatë pushtimeve në Afganistan dhe Irak. /tesheshi.com/