Ka marrë fund debati mbi projekligjin e importit dhe riciklimit të mbetjeve.
Parlamenti e ka votuar atë me 63 vota, gjë që reflekton jo unitetin e të gjithë mazhorancës karshi tij. “E dashura” e re e PS-së, PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, nuk ka marrë pjesë në votim.
Sakaq, shoqëria civile e cila përgjatë gjithë ditës ka protestuar para parlamentit, është përbetuar që ta vazhdojë betejën e saj duke përgatitur firmat për referendum. /tsheshi.com/