Kafja nuk është një produkt i mirë vetëm për shëndetin tuaj, por konsumi i saj ju bën të dukeni edhe më mirë fizikisht, duke qenë se eliminon celulitin në pjesë të ndryshme te trupit. Ka një recetë, të cilën ju mund ta përgatisni vetë dhe ta konsumoni në çdo stinë të vitit. Ju duhen vetëm 3 përbërës.
Përbërësit
Kafe e bluar – ¼ e një filxhani
Ujë – 3 lugë
Vaj ulliri – 2 lugë
Si ta përgatisni
Shtini kafen në ujë dhe përziejini mirë bashkë. Lërini të ftohen për disa minuta deri sa të bëhen një masë e trashë dhe kremoze. Pas 10 minutash shtoni vajin e ullirit.
Aplikojeni këtë pastë në ato pjesë të trupit ku keni celulit, ndërkohë që jeni në dush. Lagni fillimisht lëkurën me ujë të vakët dhe më pas aplikoni pastën me kafe, ujë dhe vaj ulliri. Masazhojeni për disa minuta. Më pas pastroni gjithçka me ujë të vakët. Mund ta përsërisni këtë procedurë deri në dy herë në javë./tesheshi.com/