Një grua në Britaninë e Madhe pasi përfundoi me sukses një ndërhyrje kirurgjikale kundër kancerit, ka blerë një biletë lotarie duke fituar 61 milionë sterlina.
“Eja të blejmë një biletë, pasi ia hodha vdekjes”, i ka thënë gruaja vajzës së saj, por 53-vjeçarja nuk e kishte menduar kurrë se ajo biletë lotarie do t’i ndryshonte jetën.
Sonia Davies sapo kishte kryer një operacion që doli me sukses, pasi u prek nga tumori. “Para një jave u operova. Të premten ishte dita kur unë u zgjova. Jam e shëruar. Ndihem mirë dhe nuk më dhemb shumë. Kur u zgjova, u ndjeva sikur ia hodha vdekjes. Thashë ndihem me fat dhe do të provoj lotarinë”, tha ajo.
Sona i tha vajzës së saj 23-vjeçare Stephanie të merrte një biletë lotarie, e cila i dhuroi britanikes plot 61 milionë sterlina.
Familja nga Monmouth ishin ftuar në një televizion britanik për të rrëfyer historinë e saj. /tesheshi.com/