Shumë femra pas ditës së lodhshme mezi presin që të shkojnë në shtrat për të fjetur dhe harrojnë kurën e obligueshme para gjumit. Nuk duhet harruar që kemi vetëm një fytyrë, e cila, nëse rrudhet, kthim prapa nuk ka. Prandaj është me rëndësi t’u përmbaheni këtyre ritualeve para se të shkoni në gjumë.
Ngadalësoni plakjen e lëkurës
Çdo natë lëkura rigjenerohet, ndërsa ju jeni ajo që e ndihmoni të rigjenerohet. Nëse nuk është e pastër, rigjenerohet më ngadalë, dhe kjo do të sjellë shfaqjen e shpejtë të rrudhave.
Ushqejeni fytyrën tuaj
Para se të shkoni të flini gjumë, duhet të vendosni patjetër kremin hidratues, ushqyes, i cili, sipas mundësive, përmban në vetvete antioksidante.
Lëkura e buzëve është e hollë dhe posaçërisht e ndjeshme, prandaj është me rëndësi ta hidratoni para se të shkoni në krevat për të fjetur. Lyeni çdo mbrëmje me balsam në mënyrë që të mos jenë të thata dhe të mos pëlcasin.
Kryesorja, hiqeni grimin para se të flini gjumë dhe pengoni plaken e parakohshme të lëkurës dhe shfaqjen e qeskave në gropat e syve./tesheshi.com/