Republika e Maqedonisë Veriore ka njoftuar Kombet e Bashkuara dhe vendet anëtare si dhe ato vëzhguese në organizatë për ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.
Siç raportohet, shënimet verbale për ndryshimin e emrit në Protokoll dhe të gjitha vendet në OKB u dorëzuan përmes një misioni të përhershëm në atë organizatë.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme informoi për situatën e sapokrijuar të gjitha organizatat ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale.
Kjo ish-republikë jugosllave e ndryshoi emrin e saj kushtetues në Republikën e Maqedonisë Veriore më 12 shkurt me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.
Qeveritë në Shkup dhe Athinë kanë njoftuar zyrtarisht OKB-në këtë javë, ku për shkak të mosmarrëveshjes, Maqedonia u fut në vitin 1993 nën emrin e përkohshëm të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. /tesheshi.com/