Nga gjashtë kundërshtarët e mundshëm, ekipi shqiptar “Shkupi” nga Maqedonia, në kuadër të Evropa League do të përballet pikërisht me favoritin e kësaj xhiroje për kualifikime në grupe, gjigantin skocez, klubin e Glasgow Rangers.
Ndryshe, Glasgow Rangers njihen si kampion i shumfishtë i Skocisë dhe finaliste e Liga-s në vitin 2008.
Përveç futbollistëve cilësorë, skuadra skoceze për trajner kanë ish-kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Ky klub shquhet si njëri ndër klubet më të vjetra jo vetëm në Skoci por në tërë botën, i themeluar para 146 viteve, ndërsa stadiumi ka kapacitet prej 50,817 ulëseve.
Nga ana tjetër, ekipi shkupjan jo më shumë se para 5 vitesh me iniciativë të tifozëve që në vitin 2006 dhe në bashkëpunim me punëtorët sportiv, lojtarët e mëparshëm, popullatën vendase, shoqatat civile, dhe me ndihmën e Kryetarit të Komunës, klubi përfundimisht në vitin 2013 ndëron emrin nga Slloga Jugomagnat në KF SHKUPI.
Me emrin Slloga Jugomagnat klubi arriti disa herë të klasifikohet si nënkampion dhe fitoi kampionatin 3 herë me rradhë (sezona 1998/99, 1999/00 dhe 2000/01). Klubi poashtu arriti të kualifikohet në 8 Finale të Kupës (klubi me më së shumti Finale të Kupës të zhvilluara në historinë postkomuniste të Maqedonisë), duke e fituar atë 3 herë (1995/96, 1999/00, 2003/04). Klubi ende ka reputacionin e klubit të dytë më të suksesshëm në vend me 3 kampionate dhe 3 kupa, duke mbajt rekord të fitores në Finale të Kupës, kundër Pobedës në Prilep me rezultat 6:0. Gjatë viteve të 90’ta, klubi ishte shumë i famshëm në të gjithë vendin. Në vitin 1996, pas fitores së parë së Kupës, më shumë se 1000 fëmijë nga Shkupi, rrethina dhe qytete tjera u regjistruan në shkollën e Futbollit. Shumë nga ata më vonë luajtën në klube të ndryshme jashtë vendit.
Ky klub poashtu ka luajtur 3 herë në Kualifikimet për Ligën e Kampionëve, 2 herë në Kupën e Kupave dhe 2 herë në Kupën e UEFA-së. Slloga Jugomagnat ka kaluar 2 herë gjiron e parë të Kualifikimeve, kundër Kapaz PFC nga Azerbejxhani dhe kundër FBK Kaunas nga Lituania.
Pas një historie të trashëguar nën emrin Slloga Jugomagnat, tani me emrin e ri F.C.SHKUPI për herë të parë do të zhvillon ndeshje ndërkombëtare.
Ndeshja e rradhës me Glasgow Rangers për skuadrën e Shkupit mund të quhet fat në fatkeqësi, pasi që do ta tërheqë vëmendjen e madhe mediatike, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar kur Shkëndija e Tetovës u përball me gjigandin italian, ekipin e Milanit.
Ekipet tjera si rivalë të mundshëm të Shkupit në këtë short ishin Domzale nga Sllovenia, Dinamo Tbilisi nga Gruzia, Apolon Limasol nga Qiproja dhe Gabala nga Azerbajxhani.
Ndeshja e parë e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Glasgoë më 12 korrik, ndërsa ajo kthyese në Shkup më 19 korrik.
M.K – /tesheshi.com/