Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka rinisur punën, dhe në krye të herës, kryetari i komisionit, Taulant Balla, ka deklaruar se efektivët e policisë së shtetit kanë shkuar në banesën e Nue Kalajt, por nuk e kanë gjetur aty.
Këtë të mërkurë pritej që Nue Kalaj, sekseri kryesor në aferën e CEZ-it dhe privatizimin e OSSH-së tek çekët, do duhej të dëshmonte në komisionin hetimor. Sipas Ballës, në shtëpinë e Kalajt ka qenë vetëm bashkëshortja e tij.
Sot pritet gjithashtu që të raportojë dhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili ka mbërritur në komision. /tesheshi.com/