Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, njëherësh imami i njohur shiit Subhi el-Tufejli, ka përcjëllë kritika të ashpra për Hezbollahun dhe Iranin. Pra, një përplasje shiiash mes tyre.
Ai bëri thirrje për gjykimin e liderit aktual të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, duke e akuzuar atë se ishte mbi Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe Presidentin e Parlamentit libanez.
Al-Tufejli kërkoi që Hassan Nasrallah të gjykohet si libanez, dhe pas kësaj duhet të gjykohet udhëheqësi iranian Khamenei, sepse sipas tij, ata janë përgjegjës për shpërthimin katastrofik në portin e Bejrutit.
Al-Tufjeli pyeti: “Kush është në të vërtetë sundimtari i vërtetë i Libanit dhe kush është përgjegjës për atë që ndodhi?”
Al-Tufejli theksoi se siguria lokale në Baalbek nuk mund të fillohej pa Iranin, duke përmendur se “pas vitit 2000, rezistenca libaneze nuk është më asnjë rezistencë, por një armë që i shërben armikut sionist”.
“Me ato armë u shkatërruan Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe në fund edhe Bejruti”, tha imami shiit. /tesheshi.com/