Një ditë pas marrjes së detyrës si Kryeprokuror, Olsian Çelaj ishte në Durrës, ku u takua me vartës të cilët po hetojnë mbi abuzimet e mundshme në ndërtim, referuar shembjeve e dëmtimeve që ndodhën gjatë tërmetit, edhe me pasoja njerëzore.
“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Vizita ishte me qëllim rritjen e koordinimit për të siguruar një hetim të shpejt dhe efiçent. Prokurorët janë të motivuar dhe mendoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshme kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë duke sjellë vdekjen e disa personave”, tha njeriu që ka marrë në dorë Akuzën shqiptare.
“Nga hetimi po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi. Ai do shpërbejë edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj. Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin dhe përgjegjësia që do mbahet maksimale. Përgjegjësia do shkoje atje ku është qoftë tek zyrtarët qoftë tek drejtuesit. I është garantuar prokurorëve siguri i plotë”, ishte garancia që ofroi Kryeprokurori i ri i Shqipërisë.
Nga ana tjetër, edhe qeveria ka dhënë garanci se përgjegjësit për atë që ka ndodhur, do shkojnë para ligjit. /tesheshi.com/