Pasi ka adresuar një sërë pyetjesh e nuk ka marrë ende përgjigje nga qeveria, PD e ka formuluar më së fundi një akuzë të saj, duke ia faturuar shtetit(nënkupto: qeverisë), gati gjysmën e jetëve të shuara nën gërmadha.
“Dy ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin dy përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.
Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar.
Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!”, thuhet në një deklaratë të selisë blu, e cila përcillet nga videoja e mëposhtme:
https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10220793089246763/?t=3